Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me veprimin e Metës ndaj ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Berndt Borchard, të cilin nuk do e mirëpresë në Presidencë.
Ka qenë Flamur Noka që ka reaguar në rrjete sociale, duke shkruar se të djathtët përshëndesin vendimin e Metës.
Reagimi i Nokës:
Përshëndes vendimin e Presidentit të Republikës për punonjësin e “zyrës së shtypit të Ramës” që paguhet nga OSBE si ambasador. Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari i Presidentit. Gishti që ju drejtua shqiptarëve nuk mund të përfaqësojë një organizatë ndërkombëtare prestigjioze dhe dinjitoze si OSBE.