fbpx

“Meta po jep dekorata e shtetësi pa kriter”. Fatos Klosi flet për skandalin e nënshtetësisë

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Sot”, ka folur në lidhje me skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga Ilir Meta, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore

 “Sa i takon çështjes së dhënies së dekoratave, presidentë të ndryshëm kanë pasur qasje dhe kritere të ndryshme për dhënien e dekoratave. Natyrisht Presidenti Rexhep Mejdani që e kam ndjekur nga afër dhe e kam njohur ka qenë shumë dorështrënguar në dhënien e dekoratave. Opinion im ka qenë që në qoftë se dekoratat do të jepen pa kriter, ato do e humbin vlerën.

Dhe unë i kam dhënë të drejtë. Kështu që dekoratat nuk duhet të lëshohen kështu siç po i lëshon Iliri se po u bënë të gjithë me dekoratat, nuk ka vlerë më ajo. Nuk shkon që ta bëjmë gjithë popullin “Nderi i Kombit”. Nga ana tjetër edhe përsëritja e dekoratave si për shembull “Heroi i Popullit” që në kuadrin shqiptar është vlera më e madhe, është e paarsyeshme. Pra, përsëritja e dekoratave për një person që është shpallur “Heroi i Popullit” më duket absurde”, deklaroi Klosi!

Klosi po lidhur me dekoratat dhe shtetësinë, u shpreh se presidenti Ilir Meta duhet të jetë më i kujdesshëm në dhënien e tyre, pasi lëshimi kuturu lë një shije të keqe.

“E kam dëgjuar nga media këtë lajmin dhe debatin e shtetësive të dhëna nga Presidenti i Republikës, por nuk e di sa ka anashkaluar kompetencat Iliri.

Por të ndalemi tek pyetja juaj, problemi është që mirë është që shtetësitë shqiptare të jepen pa kriter, ky është kriter. Problemi është që presidenti i vendit dhe të gjithë ata që kanë kompetenca të mos shkojnë përtej kompetencave që kanë dhe pastaj bëhet baltë problemi.

Sa i takon sigurisë kombëtare nuk besoj se ajo cenohet, duke iu dhënë disa vetë shtetësi shqiptare. Por e ritheksoj se Presidenti i Republikës nuk duhet t’i shkelë normat dhe kriteret që i lejojnë atij t’i japë në rastet e jashtëzakonshme shtetësisë shqiptare. Meta duhet të jetë i kujdesshëm”, u shpreh ai.