Meta poston foton me ish-eurodeputeten, thumbon ndërkombëtarët

Presidenti Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale me ish-eurodeputeten Doris Pack.

Me anë të kësaj fotoje, ai ka ironizuar ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë.

Meta shkruan krah fotos me Pack se ajo është një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, ndaj dhe sipas Presidentit ashtu duhet të jenë të gjithë përfaqësuesit europianë. “Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”, shkruan Presidenti Ilir Meta.