Senatori italian, përfaqësues i Partisë “Lega”, Manuel Vescovi, i cili është edhe anëtar i Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri në Senatin Italian, është pritur ditën e sotme në një takim nga Presidenti i Republikës, Meta.
Presidenti Meta theksoi se marrëdhëniet historike mes dy vendeve dhe popujve tanë duhen të forcohen edhe më tej në të ardhmen, veçanërisht në planin ekonomik, me fokus rritjen e investimeve italiane në Shqipëri.
Presidenti Meta u shpreh i lumtur për rolin në rritje të komunitetit shqiptar në Itali, që veç të tjerave e tregon dhe kandidimi i përfaqësuesve të spikatur të tij në zgjedhjet e ardhshme europiane për forcat kryesore politike.
Senatori Vescovi siguroi Presidentin Meta për angazhimin e tij në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.