fbpx

Meta propozoi Bahri Shaqirin për kreun e KLSH-së, vjen reagimi i mazhorancës

Ulsi-Manja-compressor-e1518193527109.jpg

Pas propozimit të Presidentit të Republikës të Bahri Shaqirit për kreun e ri të KLSH-së, ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e mazhorancës. Deputeti Partisë Socialiste, Ulsi Manja, e ka konsideruar këtë propozim të Presidentit si kandidaturë politike dhe që nuk plotëson kërkesat e Kushtetutës.

Manja shkruan në një postim në rrjetet sociale se Shaqiri është një kandidaturë me profil të lartë politik pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI-së dhe nuk ka ekspertizë në fushën e financave.

“Kushtetuta e përcakton qartë si kriter të kandidatit për drejtimin e KLSH, ekspertizën në fushën e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distancë i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka të dhëna publike për këtë aktivitet dhe e dyta edhe sikur të na i vinte në dispozicion këto të dhëna LSI-ja, prapëseprapë kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues të kandidaturës. Madje mund ta komplikonte atë”, shkruan Manjani teksa shpreh shqetësimin pasi sipas tij në mënyrë të përsëritur, për të disatën herë radhazi, Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303