fbpx

Meta zbulon detaje nga takimi me Fleckeinstein

45712674_1997677813611815_7104552579681484800_n-675x450.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një status në rrjetin social “Facebook” pas takimit me eurodeputetin Knut Fleckeinstein.

Kreu i shtetit shqiptar shkruan mes tjerash se reformat e vërteta në fushë  e drejtësisë do të jenë tregues të çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *