fbpx

Meta publikon nëj tjetër video të Ramës dhe i thur lavde qëndrimit

Teksa mazhoranca po ecën para për ndryshime kushtetuese vijon përplasja e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta. Pak më parë Meta, postoi një tjetër video, ku duket Rama, që flet krejt ndryshe për Kushtetutën nga sa vepron tani.

“Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje! Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!” shkruan Meta.

Ja ç’thoshte Rama: Çdo ndërhyrje në Kushtetutë, pavarësisht se nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, imponon domosdoshmërisht që, në funksion të stabilitetit dhe të forcimit të rendit kushtetues, GJITHËPËRFSHIRJA të jetë KONCEPTI BAZË dhe më fillestar i saj. S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe, aq më pak, një proces politikisht i njëanshëm. Padyshim, edhe në qoftë një proces politikisht i gjithanshëm, kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka,” shprehej Rama.