fbpx

Meta-Ramës: Reflekto, po bllokon negociatat e anëtarësimit

Meta-Ramez.jpg

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së jashtëzakonshme ku dha argumentet për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, tha se partia e re, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, u regjistrua në KQZ përtej çdo afati. Votime njëpartiake, zgjedhje pa garë dhe një proces fiktiv e quajti Meta këtë proces që sipas tij do të cenonte integrimin e Shqipërisë.

“Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë baza e një shoqërie demokratike. Si një prej instrumenteve të demokracisë zgjedhjet shërbejnë për të pasqyruar vullnetin e popullit. Në këtë vështrim realizmi i zgjedhjeve pa garë është në kundërshtim me parimet demokratike. E drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk zbatohet.

Referuar të dhënave që kanë mbledhur partitë në zgjedhjet e shkuara, zgjedhjet pa garë dhe pa prezencën e opozitës cënojnë kushtetutën. Sipas nenit 1, pika 3 qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira.  Koncepti kushtetues nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm në aspektin e mundësisë së pjesëmarrjes në votime. Kjo do e çonte Shqipërinë në listën e vendeve jodemokratike.

Ndryshe ndodh në rastin e zgjedhjeve vendore. Është pushteti vendor që kujdeset për problemet e zgjedhësve. Pushteti lokalë është më afër qytetarëve. Në këtë mënyrë referuar parimeve kushtetuese nëse në zgjedhjet lokale merre pjesë vetëm mazhoranca qytetarëve i cënohet e drejta për të zgjedhur.

Presidenti ka detyrimin të zbatojë kushtetutën për të drejtat e njeriut dhe të kontribuojë për realizimin e tyre. Kur kjo e drejtë cënohet presidenti ka të drejtë të ndërmarrë çdo akt për ta kthyer këtë.

Kryetari i shteti ka detyrimin të mbrojë parimet duke ndërhyrë në çdo rast kur ato cënohen.

Është fakt se në mënyrë të vazhduar opozita nuk ka shprehur vullnetin për të mos hyrë në zgjedhje, por referuar fakteve, edhe raporteve të OSBE-ODIHR ka ngritur pretendimin se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje por konkurrim i lirë me rregulla të përcaktuara. Është detyrë e qeverisë ta garantojë këtë. Nëse ky detyrim nuk përmbushet, i vetmi autoritet që ka mundësi të ndërhyjë është presidenti.

Ai ka vendosur që të ushtrojë funksionin e tij për të garantuar të drejtën për të zgjedhur.

Zhvillimi i zgjedhjeve në kushte të tensionuara sjell jo vetëm bojkot por edhe rrezikun e një konflikti civili. Presidenti ka përgjegjësinë që të sigurojë bashkëjetesën demokratike e cila vjen para çdo rregullimi tjetër”, tha Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303