TË FUNDIT

Meta reagon sërish për dhunën ndaj aktivistes së PD, nxjerr detajet e forta: Shefi i Komisariatit i kallëzuar 4 herë brenda muajit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë sërish një reagim lidhur me ngjarjen që ndodhi së fundmi ku u sulmua simpatizantja e PD, Elsa Bita.

Ai thotë se ngjarja e Divjakës mund të ishte parandaluar nëse 4 kallëzimet do të ishin hetuar.

Pretendohet se shefi i komisariatit të Divjakës është kallëzuar 4 herë nga dega e PD kohët e fundit.

Postimi i Metës:

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat