Meta sfidon haptazi Ramën: Unë jap dorëheqjen direkt nëse…

me-mini.jpg

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate ceremonise se 25 vjetorit te Parlamentit te pare pluralist demokratik, organizuar nga Kuvendi i Shqiperise dhe Akademia e Shkencave ne Pallatin e Brigadave. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Prime Minister Edi Rama, during the ceremony of the 25th anniversary of the first pluralist democratic Parliament, organized by Parliament and the Academy of Sciences.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë fjalës së tij nga Korça, ka sfiduar haptazi kryeministrin Edi Rama.

Nga Korça, Meta tha se deklaratat e Ramës janë shpifje dhe propagandë.

“Pse merreni me shpifjet e Rilindjes. Këta vetëm këtë punë kanë, shpifje dhe propagandë. A tha një javë para se të mblidhej asambleja, kryeministri aktual që ‘Meta takon persona të botës së krimit dhe u kërkon angazhim për zgjedhje’. Unë i thashë, unë nuk jam shoku jot. Më thuaj kë kam takuar, thoja dhe shqiptarëve, thoja dhe asamblesë tënde që mos e kthe në një asamble tradhtare. Ju e dini si i përgjigjet populli shqiptar asamblesë tradhtare, me top. E dini ju se e ka treguar historia. Më thuaj kë kam takuar, kur e kam takuar. Unë jam gjithmonë i shoqëria nga garda e republikës. Nëse unë kam takuar një njeri të botës së krimit për tu angazhuar në zgjedhje unë jap dorëheqjen s’ka problem fare dhe vë një tjetër në presidencë”,tha Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303