fbpx

Meta sfidon: Të bëjmë testin e drogës dhe të shëndetit mendor

lufta_rama_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur sot propozimin e tij që politikanët në Shqipëri të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor, duke filluar nga ai i pari.

‘Për testin e drogës, Shqipëria ishte në një situatë të çmendur. Antagonizmi çfarë tregon? Normale nuk është të vijë vendi këtu ku është pas 30 vitesh.

I kemi kaluar njëhërë këto. Kjo situatë që vjen kaq e orkestruar nga lart, nga jashtë, duhet të ketë ca probleme të anormalitetit. E bëj unë testin i pari.

Por ama ta bëjnë të gjithë. Por këtu duket që ka probleme. Të gjithë këta që zgjidhen duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, deputetë, zyrtarë, në të ardhmen duhet të përshihet në legjislacion që të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor.

Një ditë mund të thoni që Mujo Ulqinaku atë ditë kur hodhi armë ndaj pushtuesve ishte i dehur, por unë them se ishte patriot’, tha Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303