Meta shkruan në Facebook dy orë para konferencës

Kur kanë mbetur edhe dy orë nga dalja e jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të jap një mesazh për partitë politike.

Në një status në rrjetet sociale, Meta u ka bërë thirrje palëve që të reflektojnë, për të mirën e vendin në rrugën drejt Evropës.

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!

Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Evropës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!”, shkruan Meta.