Meta sulmon opozitën, disa fjalë edhe për ambasadorët

16-GUSHT-META-KOSOVE_frame_1492-1100x620.jpg

Presidenti Ilir Meta duke folur për krizën politike në vend, ka sulmuar opozitën duke thënë se me dëshirat e saj të pafundme dhe që shpesh janë jashtë realitetit ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione.

‘I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i Presidentit të Republikës. Më vjen shumë keq, si për maxhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione’, u shpreh Meta.

Në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, Meta nuk ka kursyer as ambasadorët e akredituar në Tiranë, duke thënë se dhe ata janë sjellë në mënyrë të njëanshme dhe helmuese.

‘Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE’, tha Presidenti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303