fbpx

Meta takim me CDU/CSU, flitet për negociatat dhe krizën politike

ilir-meta-e1559923621156.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i pranishëm ditën e sotme në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit.

Meta zhvilloi një takim me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt me të cilët diskutoi rreth negociatave si dhe kriza politike në Shqipëri.

Më tej, ai u takua edhe me zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, Nils Schmid dhe me deputeten e CDU, Katrin Staffler.

Me këta dy figura politike, Meta diskutoi sërish për çeljen e negociatave, ku CSU/CDU u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe rivendosjen e dialogut./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303