Meta takon Ambasadorin e ri të Belgjikës dhe jep mesazhin e rëndësishëm

meta-1.jpeg

Kreu i Shtetit Ilir Meta priti sot në Presidencë Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frederic Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.

“Jam i bindur, që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase”, tha Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303