16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Meta takon komunitetin arbëresh në Itali

spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon vizitën e tij në Itali, ku sot zhvilloi një tjetër takim me komunitetin arbëresh në shtetin fqinj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti Meta njoftoi se ishte i lumtur me takimin që kishte pasur me komunitetin arbëresh në Greci, të provincës së Avellinos.

Meta evidentoi si një nga figurat më të shquara të këtij komuniteti, Joe DiGuardin, ish kongresmenin e njohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti.

“I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti”, shkroi Meta.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat