Meta takon Netanyahun: Marrëdhënie unike mes dy popujve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar në Paris me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar në Paris me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Meta shprehet për mes një postimi në Facebook se mes dy vendeve ekziston një marrëdhënie unike.

Kënaqësi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen. ?????.

Meta ndodhet në Paris me rastin e një ceremonie për 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Lër një koment