fbpx

Meta takon një tjetër ish-president, ja çfarë thotë Bamir Topi

topi-2.jpg

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij ish-presidentin Bamir Topi. Takimi filloi në orën 18:00 dhe zgjati përreth 45 minuta teksa u diskutua mbi ngërçin dhe krizën institucionale. Pas takimit, Topi u ndal në një prononcim për mediat teksa theksoi se ai jep një mendim por duke qenë se nuk është një aktor institucional nuk i jep dot zgjidhje ngërçit.

Kështu, Topi la të nënkuptohej se zgjidhje këtij ngërçi mund t’I japë vetëm maxhoranca dhe Presidenca. Ai shtoi gjithashtu se përplasja aktuale e paprëcedentë.

“Ish-Presidentët nuk janë aktorë institucionalë. Ju mund të thoni që patjetër mund të jepët një mednim, por zgjidhja nuk vjen nga aktorët jo institucionalë. Unë e di vendin tim. Sot jemi në nëntor të vitit 2019, dhe do e kisha shumë të vështirë të flisja sot nëse nuk do të kisha luftuar në prill të vitit 2008.

Jemi në pikë të hallit pikërisht që prej asaj kohe. E kam thënë dhe vazhdoj ta them që i gjithë ai pushtet që ndryshoi në vitin 2008, për shkak të maxhorancave politike solli krizë të thellë”, tha ndër të tjera Topi. n

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303