Meta takon Presidentët e Kroacisë e Malit të Zi: Tre vende mike

Tre vende mike, me vizion të përbashkët për të ardhmen, thotë Kreu i Shtetit duke falënderuar Kitarovic dhe Dukanovic.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pasur një takim edhe me homologët e tij të Kroacisë dhe Malit të Zi, ku ka gjetur rastin të publikojë dhe një foto nga ky moment.

Tre vende mike, me vizion të përbashkët për të ardhmen, thotë Kreu i Shtetit duke falënderuar Kitarovic dhe Dukanovic.

“Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Đukanović.??????”, shkruan Presidenti Meta.

Lër një koment