Meta takon Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, ja çfarë pati në fokus biseda

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba.

Bëhet me dije se në fokus të bisedës ishte pikërisht marrëdhënia mes dy vendeve.

Gjithashtu, edhe nevoja që SHBA-të të vazhdojnë të jenë të fokusuara në rajon ishte një tjetër prioritet i bisedës.

Më tej, Meta informoi Chorbën në lidhje me situatën politike në vend, si dhe për krizën që po kalohet.

Ambasadori Chorba e falënderoi Presidentin Meta për pritjen si edhe për mbështetjen që po jep për misionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në rajon vitin e ardhshëm.