fbpx

Meta takon Sassolin, flet për krizën dhe 9 kushtet

Screenshot_6-1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli. Presidenti Meta thotë se mirëpret gatishmërinë e Sassolit për të ndihmuar në daljen nga kriza aktuale politike në Shqipëri, çka do të çonte në zbatimin më të shpejtë dhe më të besueshëm të 9 prioriteteve të Bundestagut, për çeljen e negociatave me BE. “Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Parlamentit Europian, z.David Sassoli. Përshëndes përpjekjet për rritjen e besueshmërisë dhe efikasitetit të procesit të zgjerimit, përmes një qasjeje më demokratike, më transparente dhe më pranë qytetarëve.

Sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës dhe jo-konfrontues janë kyç për daljen nga kriza aktuale. Mirëprita gatishmërinë për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate, çka do të çonte në një zbatim më të shpejtë dhe të besueshëm të 9 prioriteteve të Bundestagut”, shkruan Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303