Meta takon shkencëtaren e re: Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të rinjve shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka takuar znj. Arta Çika, shkencëtare e re dhe fituese e çmimit ‘TechWomen100’. Meta tregon se ajo këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para.

‘I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para.

Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur’, shkruan Meta.