Meta thërret në takim Monika Kryemadhin, ja ç’pritet të ndodh

Kreu i shtetit Ilir Meta ka vendosur të takohet me kryetarët e partive opozitare jashtë parlamentit, të cilat dogjën mandatet e deputetëve në muajin shkurt.

I pyetur nga mediat, këshilltari i presidentit Tedi Blushi paralajmëron se në ditët e ardhshme do të ndërmerren iniciativa të rëndësishme për sa i përket zgjidhjes së krizës politike dhe kushtetuese.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, Meta u takua ‘kokë më kokë’ me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, të cilët diskutuan për daljen e vendit nga ngërçi politik.