fbpx

Meta u bën thirrjen e fuqishme deputetëve: Lexoni me vëmendje argumentet dhe pastaj…

meta-1.jpg

Një ditë më parë, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Parlament paketën Antishpifje.

Ditën e sotme, Meta shprehet se në dy vitet e fundit Shqipëria është duke u përkeqësuar sa i takon respektimit të të drejtave kushtetuese, dhe duhet ti jepet fund instalimit të censurës.

“Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje””, shkruan presidenti, ndërkohë që mazhoranca, përmes Taulant Ballës, u shpreh e bindur se do ti rrëzojë dekretet e Metës.

Postimi i plotë i Metës:

Të dashur qytetarë,

Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303