Meta uron Ali Ahmetin me rastin e 60-vjetorit të lindjes

21534299-1505947202793996-186291869-o_1504874492-1797317.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një bisede telefonike liderin e BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti me rastin e 60-vjetorit të tij të lindjes.

Meta i ka uruar Ali Ahmetit dhe shqiptarëve në Maqedoni mbarësi në këtë fillimviti që siç shprehet është përcaktues për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.

Ndërkohë një buqetë me 60 trëndafila është nisur drejt selisë së BDI nga ambasada shqiptare në Shkup. (real-news.tv)

scroll to top