fbpx

Meta viziton memorialin e Ibrahim Rugovës: Historia e Kosovës dhe kombit shqiptar ka në themele…

1579441321_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme memorialin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Ai është shprehur me shumë krenari se vizioni i tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi dhe përherë aktuale.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, është shprehur Meta.

Meta ka postuar në profilin e tij momente të vizitës së memorialit.

Presidenti shqiptar ka thënë së historia e Kosovës dhe kombit tonë ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303