Meta vlerëson mësuesit: Ky vit pandemie shtoi më shumë sfidat e tyre

meta.png

Presidenti Ilir Meta në ditën Ndërkombëtare të mësuesit ka vlerësuar disa prej tyre. Kreu i shtetit në një deklaratë bën të ditur se ky vit me pandeminë, shtoi akoma më shumë sfidat me të cilat ndeshen mësuesit dhe nxori në pah problematikat e rënda të sistemit tonë arsimor.

Sipas Metës, vlerësimi i parë shkoi për një mësues, simbol i arsimit në Shqipëri, Ndrec Ndue Gjoka. Kreu i shtetit thekson se ai ishte mësuesi i shkronjave, mësues i popullit, që kontribuoi për hapjen e mëse 50 shkollave të gjuhës shqipe, dhe që flijoi jetën për kauzën e shenjtë të arsimit.

 

Deklarata e plotë:

Dita Ndërkombëtare e Mësuesit, na kujton sot rolin thelbësor të mësuesit për zhvillimin e shoqërisë, nëpërmjet edukimit cilësor, gjithëpërfshirës e patriotik, si dhe shtron nevojën e përhershme për të dëgjuar me kujdes dhe në çdo kohë zërin e mësuesve dhe zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Ky vit, me pandeminë COVID-19, shtoi akoma më shumë sfidat me të cilat ndeshen mësuesit dhe nxorri në pah problematikat e rënda të sistemit tonë arsimor.

Rritja e investimeve në arsim, pajisja e mësuesve me aftësi digjitale, apo sigurimi i internetit në çdo cep të vendit, janë disa masa që duhen marrë urgjentisht, në mënyrë që kriza që po kalojmë, të mos kthehet në një katastrofë për vendin dhe të ardhmen e tij.

Në këtë Ditë të rëndësishme, pata kënaqësinë të vlerësoj disa mësues shqiptarë të spikatur, të cilët jo vetëm kanë përçuar vlera të larta qytetarie e përkushtimi, por me shembullin e dhënë janë kthyer në burim frymëzimi për mijëra nxënës dhe kolegë të tyre.

Vlerësimi i parë shkon për një mësues, simbol i arsimit në Shqipëri, Ndrec Ndue Gjoka, i cili gjatë gjithë jetës së tij, ndezi dhe ngriti peshë zemrat e fëmijëve, duke ju mësuar shkrim e këndim dhe duke ju rrënjosur dashurinë për arsimin e për Atdheun.

Ai ishte mësuesi i shkronjave, mësues i popullit, që kontribuoi për hapjen e mëse 50 shkollave të gjuhës shqipe, dhe që flijoi jetën për kauzën e shenjtë të arsimit.

“Kurrë mos e harroni shkollën. Kjo na jep dritë. Pa shkollë s’ka dituri e pa dituri s’ka liri e as jetë”, – ka thënë mësuesi Ndrec Ndue Gjoka, duke ndjekur shembullin dhe rrugën e mësuesve atdhetarë të Rilindjes Kombëtare, të cilët sakrifikuan deri jetën e tyre, për shkollën dhe gërmat shqipe, si Petro Nini Luarasi e shumë të tjerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303