Meta:25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin

Screenshot_15-21.png

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një deklaratë të zëdhënësit të Partive Popullore Europiane Michael Gahler.Meta shprehet se i garanton se mbi 99% e popullit shqiptar mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin.“E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian”, shkruan Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303