Meteorologia: Temperaturat shkojnë në -15 gradë ja deri kur do të vijojë i ftohti siberian

moti-2-1-600x360.jpg

Teksa i gjithë vendi ynë u zbardh nga dëbora, duket se këto ditë shkurti do të jenë me temperatura të ulëta, deri në -15 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja pohoi se i gjithë territori i vendit është në vlera negative të temperaturave për shkak të të ftohtit siberian, ku më shumë problematike paraqitet situata në pjesën verilindore, ku termometri shënon -12 deri në -13 gradë celsius.“Reshjet e dëborës përfshinë gjithë territorin shqiptar. Problematike situata paraqitet në zonat lindore, verilindja, ku trashësia e dëborës është deri në 70 cm. Parashikohet që këto reshje dëbore të ketë sërish në këto zona. Do kemi spostim të reshjeve të borës vetëm në zonat veriore dhe juglindore. Pritet që kryefjala e kësaj fjale të jenë temperaturat termike. Temperaturat pritet që të kenë rënie. Vlora shënon -1 dhe Saranda 0 gradë. Në Tiranë temperaturat janë -5. Në zonat verilindore pritet që temperaturat të ulen më tej. Në disa zona termometri do të shënojë -15 gradë.”, tha Porja.

Sipas saj, dita e nesërme, megjithëse do të sjellë diell, mëngjesi do të jetë me temperatura ekstremisht të ulëta. Kjo situatë do të jetë deri në datën 23 shkurt. “Problematike në zonat malore mbeten ngricat në akset rrugore. Nga dita e hënë deri nga mesi i javës do të jenë 24 orë në vlerat negative, kjo do të bëjë që të kemi ngrirje të akseve rrugore. Ky acar pritet të qëndrojë deri në fund të javës tjetër. Do të kemi më pas afrim drejt vlerave normale të dimrit. Tirana do të ketë vlera negative mëngjeseve.”, përfundoi Porja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303