fbpx

Meteorologu tregon ç’do ndodhë në vendin tonë nga sot

hak.png

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në vendin tonë rikthehen reshjet e shirave.

Zonat malore do të jenë nën pushtetin e dëborës.

“Kjo javë ka nisur në nominimin e kthjellimeve  por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin vranësira në territorin shqiptar të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në orët e para të mëngjesit të ditës së martë dhe në pothuajse gjithë ditën do të kemi reshje shiu në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore pritet të kemi reshje dëbore”.

Nga e marta dhe e mërkura do të kemi sërish rënie të temperaturave. Osmani thotë se parashikohet që edhe fundjava të jetë me reshje shiu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303