fbpx

Metës i humbet qetësia, i përvishet Ramës: Para ligjit, s’ka forcë në botë t’më ndalojë

metaaaa-1.jpg

Presidenti i vendit Ilir Meta pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të argumenteve të tij, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar i është drejtuar Edi Ramës se s’ka forcë në botë që ta ndalojë për të çuar para ligjit rilindasit shqiptarë.

“Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot, i cili është në sinkron me qëndrimet e mia sistematike në raport me Kuvendin dhe me qeverinë, për këtë proces kriminal, në kapje flagrante të ligjit.

Në dhunim të akteve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtarë, Teatri Kombëtar është një kryevepër, dhe mbi të po kryhet një krim kombëtar dhe kulturor, e gjitha kjo për atë ‘’rule oligarks”.

Dua ti siguroj të gjithë se kam ardhur sot këtu, se Shqipëria do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe sundimit të popullit, boll më me sundimin e oligarkëve. Dua ti siguroj të gjithë se drejtësia shqiptare do të veprojë, edhe ndaj atyre ndërkombëtarëve që e kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.

Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese, dhe për këtë nuk e ka fajin Reforma, ajo që u votua me 140 vota, nuk e linte vendin pa gjykatë, është ajo që unë e kam quajtur Ramaforma”, u shpreh Meta.

“Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president, të coj para ligjit rilindasit shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë, që kanë  deformuar Reformën në Drejtësi, në interes të oligarkëve”, tha Meta më tej duke dhënë dhe një përgjigje për kryeministrin Edi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303