Metoda e re e arkeologëve: Qen me nuhatje për të gjetur trupat mbi 3,000 vjeçarë

auto_20171806-0-image-a-9_15719937546291572010546.jpg

Aftësia natyrale e qenve në nuhatje është përdorur nga shkencëtarët kroatë për të zbuluar mbetjet njerëzore që datojnë nga Epoka e Hekurit, gati 3,000 vjet më parë.

Teknika e re e nuhatjes së qenit ka zbuluar gjashtë vendvarrime të reja që përmbajnë kocka njerëzore dhe artefakte në malet Velebity në Kroaci.

Ekspertët thanë se qentë mund të nuhasin edhe mbetjet e lashta njerëzore, dhe vunë re se ata mund të lokalizojnë varret e gërmuara edhe pasi të ishin hequr të gjitha gjurmët e njerëzve.

auto_20171800-7613003-image-a-21_15719945329641572010548 auto_20171802-0-image-a-8_15719937500221572010546 auto_20171806-0-image-a-9_15719937546291572010546
<
>

Qentë e trajnuar mund të jenë më të mirë për gërmimet arkeologjike sesa teknikat e sofistikuara të radarit, për shkak të aftësisë së tyre natyrisht të saktë të nuhatjes.

‘Hundët e qenve padyshim nuk bëjnë gabime,’ thotë profesor Vedrana Glavaš në Universitetin e Zadarit në Kroaci. “Shumë arkeologë po kërkojnë vendet e varrosjes së njerëzve në antikitet,” tha ajo. “Unë mendoj se qentë mund t’i zgjidhin problemet e tyre”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303