fbpx

Metoda japoneze për bel të hollë dhe bark të sheshtë: Ju duhet vetëm një peshqir

Një mjek japonez i quajtu Toshiki Fukutsuji ka zhvilluar një metodë unike për të mbajtur në formë zonën e belit dhe barkut. Gjithçka që ju nevojitet është një peshqir i thjeshtë dhe pesë minuta. Provoni ta bëni për 10-30 ditë, për të vënë re ndryshimet.

– Merrni një peshqir dhe mbështilleni fortë për ta bërë sa më trashë dhe të gjatë.

– Uluni në një sipërfaqe të sheshtë. Një shtrat apo divani i shtëpisë nuk bën punë, kështu që uluni në dysheme dhe nëse keni, vendosni një nga tapetet që përdoren për yoga apo aerobi.

– Vendosni peshqirin pas jush.

– Shtrihuni butësisht me shpinë.

– Hapini këmbët njësoj sa gjerësia e shpatullave dhe drejtoni gishtat e mëdhenj të këmbëve “përballë” njëri-tjetrit.

– Shtrini krahët, ktheni pëllëmbët e duarve.

– Qëndroni në këtë pozicion për 5 minuta. (Sugjerim: vendosni këngët e preferuara në sfond, pasi kështu nuk do t’i ndjeni minutat.)

– Nëse nuk arrini të qëndroni për 5 minuta, provoni 2-3 minuta.

– Më pas, ngrihuni lehtësisht dhe jo menjëherë që të mos lëndoheni.

 

 

Burimi: Bright Side, Anabel