“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”, drejtoresha e shëndetit e pëson vet

Screenshot_1-13.jpg

Një tjetër lajm i keq sa i përket personelit shëndetësor në Shqipëri. Një tjetër drejtuese e institucioneve shëndetësore në vend është infektuar me koronavirus. Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë ka rezultuar pozitive. Me të marrë përgjigjen pozitive ajo është karantinuar menjëherë në shtëpi.

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë disa muaj më parë, në 26 shkurt, u lakua në media dhe rrjetet sociale pas deklaratës së saj se “Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin.  Por ta them personale, jo pro.fesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek” tha ajo

scroll to top