fbpx

Michael Jackson është personi më i pasur ndër VIP-at që kanë ndërruar jetë

1572769566_mic1.jpg

Michael Jackson është shpallur sërish personi më i pasur ndër të famshmit që kanë ndërruar jetë, i cili zotëron 60 milionë dollarë.

Sipas revistës “Forbes”, është viti i shtatë radhazi që “ylli” i pop-it merr këtë titull.

Shifrat tregojnë se muzika e tij u dëgjua 2.1 bilion herë në platforma dixhitale, që tregon rritje nga 1.8 bilionë nga dëgjuesit e vitit të kaluar.

Llogaritë e fitimeve të “yjeve“ bëhen sipas të gjitha ligjeve duke hequr shpenzimet për taksa, pagesat për menaxherët dhe avokatët që mbrojnë të drejtat e tyre.

Në bazë të këtyre shpenzimeve, Jackson ndodhet me 21 milionë dollarë më shumë se Elvis Presley i dyti në renditje, i ndjekur më pas nga Charles Schultz dhe Arnold Palmer.

Ylli i kinematografisë Marlyn Monroe në vendin e 8-të, e cila vazhdon të ketë një kontratë të lidhur me markën “Chanel” dhe më specifikisht në reklamimin e parfumit No.5, si dhe me firmën e njohur të orave “Mont Blanc”.

John Lennon, pjesëtar i grupit “Beatles”, ndodhet gjithashtu në listë, ku fitimet e tij u rritën këtë vit për shkak të albumit “Abbey Road”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303