fbpx

Micheeal Buble i rikthehet skenës pas 4 viteve: Sëmundja e djalit më ka bërë…

Michael-Bbule.jpg

Michael Buble është rikthyer pas një pauze katër vjeçare dhe aktualisht po zhvillon koncertin e gjashtë të turneut të tij, “An Evening with Michael Buble”.

Këngëtari kanadez do të interpretojë gjatë këtij turneu, shumë prej këngëve të albumit të tij, të dhjetë muzikor, “Love”, i cili doli në treg vitin e kaluar.

Turneu përfshin gati 100 performanca në Amerikën e Veriut, Australi dhe Europë.

Përveç këngëve nga albumi i ri, si “When I Fall In Love” dhe “My Funny Valentine”, në listën e përzgjedhur nuk mungojnë edhe hitet klasike të këngëtarit të famshëm në mbarë botën, “Haven’t Met You Yet”, “Home” dhe “Cry Me A River”.

Stili i veçante i ka sjellë atij katër çmime “Grammy” dhe 60 milionë albume të shitura.

“Unë jam krijuar për të bërë këtë gjë, ky është gëzimi im”, u shpreh Buble gjatë ndalesës në Birmingham.

Buble rikthehet pas një shkëputje katër vjeçare për shkak të sëmundjes së djalit të ti, të cilën e  kaloi me sukses.

“Vështirësitë më kanë bërë që ti vlerësoj shumë më tepër kohërat e mira”, ka deklaruar këngëtari./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303