fbpx

Michel Platini në telashe/Prokuroria zvicerane nis hetimet

Nuk kanë fund telashet për Michel Platini. Ish-kampioni francez dhe ish-kreu i UEFA-s (2007-2015), u përjashtua me 4 vite larg futbollit në vitin 2015 për korrupsion.

Kryeprokurori i Zvicrës ka ngritur një tjetër akuzë për të. Platini akuzohet për keqmenaxhim dhe shpërdorim detyre në hetimet që po kryhen në Zvicër në lidhje me Sepp Blater, ish-kreun e FIFA-s.

Shkaku janë 2 milionë franga zvicerane që francezi mori nga FIFA në vitin 2011. The Associated Press raporton se këto akuza janë shkruar në letrën e prokurorit Thomas Hildbrand në datë 5 qershor.

Platini, i cili në atë kohë ishte president i UEFA-s, dyshohet se ishte bashkëpunëtor i keqmenaxhimit kriminal, shpërdorimit dhe falsifikimit, thuhet në dokument, akuza të cilat ai i mohon.