Michele Obama letër këngëtares shqiptare, ja arsyeja e veçantë

Ish Zonja e Parë e Amerikës ka pasur një falenderim të vecantë për këngëtaren e njohur shqiptare, Bebe Rexha, dhe arsyeja ishte mbështetja e kësaj të fundit në fushatën për regjistrim në kolegje.

Michelle Obama I hyri me shumë zell fushatës “ Reach Higher“ gjatë kohës kur bashkëshorti I saj mbante celësat e Zyrës Ovale, dhe duket e ka shumë për zemër nismën që inkurajon të rinjtë të ndjekin shkollimin sa më lartë.

Sivjet, në bazë të kësaj fushate, u bë sërish dita për regjistrime në kolegje për vitin 2019, “2019 College Signing Day”, një event ky të cilit iu bashkua dhe Bebe Rexha.

Michelle e ka vlerësuar gjestin e saj deri në atë pikë sa I shkroi një mesazh falenderimi, të cilin Bebe e postoi vetë në rrjetet sociale.

/real-news.tv/