Michelle Obama rrëfen fëmijërinë dhe marrëdhëniet me Obamën

2-5.jpg

Ajo është një nga zonjat e para më të famshme në botë, por Mishel Obama tani do të vijë me një libër memoristik që ndërthur përsonalen dhe politikën.

Libri “Becoming”, i cili pritet të publikohet nga e marta në libraritë ndërkombëtare, zbulon detaje rreth fëmijërisë së saj e deri te mbërritja në Shtëpinë e Bardhë përkrah Presidentit të parë me ngjyrë në Amerikë.

Ish-avokatja dhe administratorja e njohur për përkushtimin e saj ndaj kauzave të grave dhe vajzave të reja nëpër botë, rrëfeu të premten për televizionin amerikan “ABC”, se pësimi i një aborti spontan 20 vite më parë e kishte lënë të vetmuar dhe të humbur.

Ndërkohë, vështirësitë e moshës biologjike e detyruan çiftin e ri të përdorë fekondimin artificial si zgjidhje për të sjellë në jetë dy vajzat, Sasha dhe Malia, që tashmë janë rritur.

Ajo inkurajoi gratë që përjetojnë tronditje psikologjike të ngjashme që të kuptojnë se nuk është faji i tyre dhe se duhet medoemos të bëjnë konsulta si çift pa u mbyllur në dhimbjen e tyre.

Për sa i përket politikës, Mishel tha se ende e sheh me mosbesim faktin që shumë gra amerikane mbështetën presidentin aktual Donald Trump kundrejt kandidates Hillari Klinton në zgjedhjet e vitit 2016.

Turi promocional i Mishel Obamës do të nisë të martën në një event në Çikago, nën moderimin e drejtueses së njohur të spektakleve, Oprah Uinfri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303