fbpx

“Microsoft” mbyll të gjitha gjitha dyqanet

REUTERS/Mike Blake/

SHBA

Kompania amerikane, “Microsoft”, njoftoi se do të mbyllë të gjitha dyqanet gjatë periudhës së ardhshme dhe do të ketë vetëm shitje në internet, si pjesë e ndryshimit strategjik korporativ në sferën e shitjes me pakicë.

Kompania nuk do të pushojë punonjësit për shkak të këtij ndryshimi, por të gjithë të punësuarit në dyqanet “Microsoft” do të vazhdojnë të punojnë në zyrë.

Microsoft njoftoi se do të rrisë investimet në domenin “Microsoft.com”, si dhe në shitjen e Xbox-it dhe Windows-it.

Gjiganti teknologjik amerikan njoftoi se që nga marsi dyqanet janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe se punonjësit kanë arritur të sigurojnë gjithë përkrahjen e nevojshme të klientëve online.