Midhjet piqen në breg nga temperaturat përvëluese

MB-PIQEN-MIDHJET-KANADA_frame_145-768x432-1-600x360.jpg

Vala e të nxehtit shkaktoi një fatkeqësi natyrore në brigjet e paqësorit në Kanada. Sipas disa shkencëtarëve, rreth 1 miliardë gjallesa detare, përfshirë midhje, molusqe dhe yje deti, ngordhën për shkak të temperaturave rekord të larta.Këto janë efektet e rënda në një ekosistem që nuk është mësuar me aktivitetet e motit ekstrem, gjë e cila ka dëmtuar ndjeshëm industrinë e butakëve në zonë.Kjo pjesë e brigjeve të British Columbia ka qenë e njohur për ujërat e ftohtë, një mjedis ideal për rritjen e gjallesave të detit. Por ngrohja e detit në dekadën e fundit ka rritur rrezikun bakterial tek midhjet.Vala aktuale e të nxehtit, që ka nisur prej qershorit, mund të jetë katastrofike për këtë industri. Gjithashtu ka sjellë dhe probleme të tjera si dhe u ka marrë jetën disa personave në Kanada.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303