Mike Pence: Duhet të jemi të vendosur përballë Iranit

us-iran-2.jpg

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të mbetet i vendosur përballë Iranit me rastin e përkujtimeve të Holokaustit në Jeruzalem.

“Ne duhet të përgatitemi për t’u përballur me një rritje të antisemitizmit, ne duhet të qëndrojmë të vendosur përballë shtetit të parë që ushqen antisemitizmin”, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, para se të përmendte Republikën Islamike të Iranit.

Marrëdhënia mes SHBA dhe Iranit vijon të jetë e përkeqësuar pasi SHBA urdhëroi vrasjen e komandantit iranian më 2 janar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303