fbpx

Mike Pompeo në Tiranë, Yuri Kim: Pres me padurim fjalën e tij

Pasditen e sotme, Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për sekretarin e shtetit të ShBA Michael Pompeo, i cili do të jetë folësi kryesor në Forumin Ballkanik 2020 kundër Anti-Semitizmit që do të zhvillohet në Tiranë.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Ajo shprehet se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin.

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim.