fbpx

Mike Tyson rrëfen momentin kur kapi mat në krevat gruan me Brad Pitt

Boksieri legjendar, Mike Tyson, ka marrë pjesë në emisionin e Conan O’Brien, ku ka rrëfyer edhe një herë për momentin kur e zuri ish-bashkëshorten Robin Givens në dhomën e gjumit me Brad Pitt.

Tyson ka treguar se marrëdhëniet me ish-gruan asokohe ishin prishur dhe ata ishin në prag të shkurorëzimit, ndërsa kishte vendosur ta vizitonte edhe një herë para se t’ia dërgonte avokatit dokumentet për divorc.

Mike e kishte parkuar makinën para shtëpisë së modeles dhe e kishte pritur që ajo të kthehej në shtëpi. Mirëpo, bashkë me të kishte hyrë edhe Pitt, i cili asokohe ishte 26 vjeçar.Tyson i ndoqi dhe hyri pas tyre duke i zënë në krevat. Ai ka thënë se po të mos hynte shpejt, me siguri ata do të ishin duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Kur më pa, u zbeh i tëri. Ishte nën ndikimin e drogës dhe filloi të më luste që të mos e rrahja”, ka rrëfyer Mike.

Ish-kampioni i botës ka folur disa herë për këtë ngjarje, por aktori hollivudian asnjëherë nuk e ka komentuar këtë ngjarje.