Milan del pa pikë nga transferta e parë

Pritej shumë, por Milani i Giampaolos e ka nisur me humbje sezonin e ri në Seria A.

Kuqezinjtë janë mposhtur në transfertën e Udineses 1-0 nga vendasit, që marrin vendin e dytë pas këtij triumfi. Takimi nisi emocionues për Milanin, me kuqezinjtë që kërkuan domosdo golin e avantazhit. Gjithsesi, përpos tentativave pjesa e parë ofroi vetëm 4 kartona të verdhë.

Me rikthimin në fushë, Goampaolo kërkoi të ndryshoi diçka te skuadra e tij. Kessie merr vendin e Borinit dhe sulmi duket se frymëzohet. Megjithatë, duhej që në fushë të vinte De Paul që shifrat të zhbllokohen.

Pasi puthi topin, argjentinasi krosoi nga goditja e këndit, aty ku Becao nuk fali me kokë, duke sigluar rezultatin përfundimtar në 1-0. Ky ishte takimi i parë i Seria A, me Udinese që gjendet e dyta pas Napolit me 3 pikë.

Ndërkaq, Milan mban vendin e parafundit me 0 pikë. Javën e ardhshme, Milan pret në “San Siro” Brescian e Emanuele Ndoj dhe Mario Balotellit, ndërsa Udinese mat forcat me Parmën.