fbpx

Milani hidhet në sulm për talentin turk

Screenshot_33-16.jpg

Orkun Kokcu është 20 vjeç, ka lindur në Holandë, luan me Feyenoord dhe shtatorin e vitit të kaluar debutoi me kombëtaren turke. Mesfushori është një ndër më të mirët në pozicionin e tij në Eredivisie dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.Calciomercato raporton se drejtuesit e Milani kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit të talentuar turk. Asnjë ofertë zyrtare, vetëm diskutime për të mësuar mbi synimet e Kokcu dhe mundësinë për ta transferuar në Serie A gjatë verës.Lojtari cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Hakan Calhanoglu, nëse ky i fundit nuk rinovon kontratën me “Djallin” dhe vendos të provojë një tjetër aventurë në karrierën e tij.Feyenoord po kalon një moment të vështirë ekonomik dhe shitja e Kokcu shihet si një shans për të rregulluar bilancet. Në garë për mesfushorin (3 gola dhe 2 asiste këtë sezon) janë edhe Interi, Roma, Lyon dhe Arsenali.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303