Milani kërkon mesfushorin e Barcelonës

Milani ndodhet në një nga momentet më kritike të historisë së një klubi legjendar jo vetëm në Itali por edhe më gjerë.

Kuqezinjtë po vuajnë mungesën e rezultateve pozitive në këtë strat sezoni duke grumbulluar 13 pikë në 11-javë në Serie A. Të gjendur në këtë situatë kuqezinjtë po punojnë të ofrojnë në “San Siro” mesfushorin Ivan Rakitic.

Siç është raportuar nga “Sport Mediaset”, Zvonimir Boban, drejtori sportiv i Milanit, është duke vlerësuar të gjitha mundësitë për të siguruar shërbimet e kroatit. Duke shfrytëzuar marrëdhënien e afërt që ka me bashkatdhetarin e tij, Boban dëshiron ta bindë nënkampionin e botës për të veshur fanellën kuqezi të Milanit.

Rakitic në këtë sezon është aktivizuar në 7 ndeshje të La Ligas, por në 6 raste është futur në lojë si zëvendësues, për një total prej 197 minutash.