Milani merr një pikë të çmuar, Europa League jep verdiktet e para

milan-1.jpg

Milani mori një barazim me vlera në transfertën ndaj Real Betis në Europa League, duke ruajtur vendin e dytë në grupin F, edhe pse tashmë me pikë të barabarta me Olympiacos.

Por në këtë sfidë Milani humbi dy futbollistë të tjerë për arsye dëmtimi: Musacchio, i cili pësoi një goditje të rëndë në qafë dhe turkun Calhanoglu, dy emra me peshë vetëm pak ditë para supersfidës ndaj Juventusit, me Milanin që shkon në emergjencë totale në këtë duel.

Golit të shpejtë të Lo Celsos në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Suso në pjesën e dytë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Olympiacos shpartalloi me një goleadë luksemburgasit e Dudelange, pasi në Pire triumfoi me shifrat 5-1.

Në grupin E, Arsenalit i mjaftoi një barazim pa gola ndaj Sportingut të Lisbonës për t’u kualifikuar edhe matematikisht në fazën tjetër. Një hap të madh për më tej hodhi edhe Sportingu që përfitoi nga humbja e Vorsklas ndaj Qarabag në shtëpi me rezultatin 0-1. Në grupin A, Bayer Leverkusen u hakmorr ndaj Zurich për atë humbje të dy javëve më parë.

Në BayArena gjermanët triumfuan 1-0 me një gol të kroatit Jedvaj por në fund festuan të dyja skuadrat pasi falë barazimit 0-0 në ndeshjen tjetër Ludogorets-AEK Larnaca, si Leverkusen ashtu edhe Zurich. Në grupin B, Salzburg dhuroi spektakël në transfertën ndaj Rosenborg në të cilën fitoi 5-2, teksa numëron 12 pikë të plota, por ende nuk e ka siguruar matematikisht kualifikimin, pasi në ndeshjen tjetër Celtic mposhti 2-1 Leipzig. 2 barazime në grupin C. Bordeaux mori pikën e parë pasi u kënaq me një barazim 1-1 ndaj Zenitit në shtëpi, ndërsa sfida tjetër mes Slavias së Pragës dhe FC Copenhagen. Me Bordeaux të eliminuar në këtë grup kualifikimi do të luhet mes 3 skuadrave. Në grupin D, Dinamo e Zagrebit preu biletën për në fazën tjetër pasi mposhti 3-1 Spartak Trnavan, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon futbolli kroat

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303