Miley Cyrus në spital, i dashuri i ri nuk e le vetëm… (Foto)

Këngëtarja Miley Cyrus u nda pak kohë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth  dhe shkak ishte lidhja romantike që Miley kishte me Kaitlynn Carter.

Por Miley s’paska fat në dashuri pasi u nda dhe nga e dashura e saj, Carter. Fill pas kësaj ajo u fotografua duke u puthur në supermarket me Cody Simpson, i cili ka qenë ish-i dashuri i Gigi Hadid.

Këngëtarja 26-vjeçare u shtrua ditën e djeshme në spital, pasi vuan nga bajamet dhe duhet të kurohet për t’u përmirësuar.

Dje ajo postoi një video të Cody Simpson, 22 vjeç, duke luajtur një këngë në kitarën e tij në dhomën e spitalit të Miley-t.

Në postimin në Instagram Story, ajo sqaroi se Simpson kishte shkruar këtë këngë pa titull për të.

Ajo shtoi: “Është shumë e vecantë që unë ta dëgjoj për herë të parë këtë këngë, dhe po i bëj presion që tapublikojë javën që vjen…dhe po funksionon”

 /real-news.tv/