Miley Cyrus reagon për shtatzaninë

Menjëherë pas dasmës, në media nisën të qarkullojnë lajme se ceremonia u përshpejtua, pasi këngëtarja është në pritjen e ëmbël.

Por me sa duket këto fjalë do të mbeten në kuadër të thashethemeve sepse këngëtarja i ka mohuar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter”.

Miley ka zgjedhur të bëjë ‘meme’ me vezën që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku thotë se ajo nuk është një e tillë që të mbyllë veshët kur dëgjon njerëzit ta urojnë për shtatzëninë.

“Nuk po pres një fëmijë, por është e mrekullueshme të dëgjosh që të gjithë janë ‘kaq të lumtur për ne’… Dhe ne jemi të lumtur për veten. Të lumtur për këtë kapitull të ri në jetën tonë… Tani a mundeni të gjithë të më lini të qetë dhe të vazhdoni të shikoni një vezë”, shkroi me batutë Miley në “Twitter”, të mërkurën.

Këngëtarja ka vendosur në barkun e saj një vezë, e cila nxjerr gjuhën për të treguar se as nuk e ka në plan shtatzëninë./real-news.tv